Grenell, i besuari i Trump/ Kush është kritiku i Merkel që po negocion mes Kosovës dhe Serbisë
  • 4 years ago
Richard Grenell, ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Berlin, u emërua nga presidenti amerikan, Donald Trump, si përfaqësues special për bisedimet Kosovë-Serbi, në tetor të vitit të kaluar, vetëm pak ditë pasi sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo, kish emëruar Mathhew Palmer si përfaqësues special për Ballkanin Perëndimor.


Ai ka marrë postin si ambasador amerikan në gjermani, që nga maji i 2018 dhe shpesh herë ka patur qëndrime kritike ndaj kancelares Merkel. Në 2010, kishte themeluar një kompani konsulence të tijën, ?Capitol Media Partners?. Për gati 20 vjet ai ka qenë këshilltar kryesor i komunikimit për zyrtarë në nivele federale, shtetërore, lokale e ndërkombëtare.

Grenell gjithashtu ka qenë edhe zëdhënësi me mandatin më të gjatë i SHBA?së në Kombet e Bashkuara, duke iu shërbyer katër ambasadorëve amerikanë. Ai është i diplomuar dhe ka marrë gradën e masterit në Universitetin e Harvardit. Siç ka raportuar Uashington Post, Grenell është takuar me presidentin e Kosovës, Hashim Thaci në Berlin, në dhjetor. Trump i referohej Grenell si ?njeri i besueshëm?, dhe Thaçi në Berlin i kishte premtuar atij në atë kohë se do ta heq taksën ndaj mallrave me origjinë nga Serbia. Grenell, ka raporte të mira me përfaqësues të Kosovës. Thaçi e konsideron mik të tij dhe të Kosovës. Por, ai që duket se i bën rezistencë, është kryeministri Haradinaj, stoik kundër heqjes së taksës.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#RichardGrenell#DonaldTrump#TopChannel
Recommended