Top News - Përparimi ekonomik/ Në interes të Kosovës e Serbisë
  • 3 years ago
Shefi Ekzekutiv i Korporatës Ndërkombëtare të Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Financiar, Adam Boehler, përgëzoi të enjten udhëheqësit e Kosovës dhe të Serbisë për angazhimin e tyre, siç tha, në përpjekjet e përbashkëta për normalizim të marrëdhënieve ekonomike në mes të dyja vendeve. Komentet e Boehler pasojnë nënshkrimin e letrave të interesit me Kosovën dhe Serbinë në fund të muajit që po e lëmë pas, për të ndihmuar financimin e Autostradës së Paqes, mes dy vendeve. ?Mund të jetë shumë e vështirë të lihen prapa problemet e vjetra dhe të mendohet për të ardhmen ekonomike. Por të dy presidentët, ai i Kosovës dhe Serbisë e kanë kuptuar se përparimi i bashkëpunimit ekonomik shkon në interes të popujve të të dyja vendeve, krijon vende pune si dhe krijon një mjedis ku njerëzit flasin për fuqinë ekonomike të secilit vend dhe jo për një konflikt të vjetër?, tha ai. Nënshkrimi i letrave pasoi dakordimin e të dyja palëve më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike. Boehler tha se zbatimi i projekteve që do të mbështesë korporata që ai drejton do të kërkojë pak kohë, por ritheksoi përkushtimin e madh të kësaj korporate për t?i përmbyllur ato projekte me sukses.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Kosova#Ekonomi#TopChannel
Recommended