Daçiç: Thyem tabunë e Kosovës - News, Lajme - Vizion Plus
  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Për Ministrin e Jashtëm te Serbise, Ivica Daçiç, propozimi për rishikimin e kufijve me Kosovën e rikthen nga fillimi diskutimin për pavarësinë.

 

?Ky është me të vërtetë një ndryshim dhe sukses historik dhe tani jemi sërish në fillim. Është një nga dëshmitë e prekshme se ne ishim në gjendje për të ndryshuar praktikisht pozicionin e betonizuar të vendeve Perëndimore për Kosovën. Kjo temë është diskutuar edhe më parë, por konsiderohej një çështje e mbyllur.?

 

Por Daçiç tashmë e ka të qartë se rishikimi i kufijve është mundësi që Serbia të mos dalë krejtësisht e humbur.

 

?Na ofrohet një mundësi historike për të marrë diçka për kombin dhe popullin tonë në veri të Kosovës. Nuk mund ta refuzojmë mundësinë, por më lejoni të them që ky është fillimi. Askush nuk na ofron mundësinë që Kosova të mbetet brenda kufijve të Serbisë. Kjo do të thotë se ata janë ende praktikisht në fillim, sepse ka pesë vende që nuk e kanë njohur Kosovën në BE, që do të thotë se edhe rruga e mundshme evropiane për në Prishtinë nuk mund të fillojë. Është në dorën tonë të vendosim nëse do ta bëjmë këtë hap historik, nëse do të festojmë një fitore për herë të parë apo do të flasim vazhdimisht për dështimet dhe humbjet tona.?

 

Daçiç shtoi se është shumë e vështirë të pranohet nga populli serb dhe u shpreh i bindur se populli nuk do ta humbasë këtë mundësi.
Recommended