Ministri serb Daçiç fyen ambasadoren e Kosovës në OKB - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Në përfundim të seancës për Kosovën të zhvilluar në këshillin e sigurimit të Kombet e Bashkuara, nuk munguan përpjasjet.Ministri I jashtëm serb Ivica Dacic sulmoi ashpër ambasadoren e Kosovës në Shtetet e Bashkuara, Vlora Çitaku e cila bashkë me delegacionin që e shoqëronte, ishte duke biseduar me përfaqësuesit e Britanisë dhe Shteteve të Bashkuara.Gjithca nisi më herët kur Citaku në fjalën e saj në këshillin e sigurimit ndër të tjera theksoi se:?Pavarësia e saj është produkt i dekolonizimit?.Pikërisht për këte deklaratë reagoi ashpër kryediplomati serb dacic jashtë séances.Ambasadorja Çitaku ishte ulur me përfaqësuesit e Britanisë dhe Shteteteve të Bashkuara me të cilët ajo po bisedonte kur ministry I jashtem e ndërpreu bisedën me ofendime në gjuhën serbe.IVICA DAÇIÇMINISTER I JASHTEM I SERBISE?Për çfarë kolonizimi e ke fjalën? Kolonizatorët janë ata me të cilët je ulur?.Ambasadorja citaku sqaroi për zërin e amerikës se Ivica Dacic filloi të flasë me zë të lartë, duke u munduar ta denigrojë ambasadoren personalisht si dhe nderkombetarët .Sipas diplomates kosovare sjellja e ministrit serb në selinë e Kombeve te Bashkuara ishte sikur ai te ndodhej ne nje kafene.
Recommended