Kosova kërkon largimin e UNMIK, Daçiç: Po përgatitet sulm në Veri - Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara u mblodh sot në New York për të diskutuar mbi Raportin 3 mujor të Sekretarit të Përgjithshëm të UMMIK-ut mbi Kosovën. Zahir Tanin vëren se gjendja në terren dhe raportet Kosovë-Serbi janë sërish të brishta. Shefi I UNMIK-ut u bëri apel të gjitha palëve që të distancohen nga kërcënimet, ultimatumet dhe përshkallëzimi i mëtjshëm i tensioneve.Ndërsa Ministri i jashtem serb Ivica Dacic, ka akuzuar sërish Prishtinën zyrtare për mosimplementim të marrëveshjeve të Brukselit dhe ka paralajmëruar se Kosova po planifikon një sulm të mundshëm në veri.? Më lejoni të bëj thirrje për dialog dhe zgjidhje të problemit. Ajo që na duhet janë palë që veprojnë në mënyre racionale dhe që janë të gatshme të arrijnë marrëveshje dhe t?i zbatojnë ato. Përdorimi i forcës së tepërt policore është indikacion për një qëllim krejt tjetër. Qëllimi është që t?i frikësojë serbët në veri. Nga niveli më i lartë i OKB-së, më duhet t?ju paralamëroj se autoritetet e Kosovës po planifikojnë një sulm në Veri. Paralajmërimi jonë është shumë serioz prandaj edhe as nuk duhet të mendohet për zvogëlimin e misionit të UNMIK-ut.?Në përgjigje të deklaratave të shefit të diplomacisë serbe, ambasadorja e Kosovës në SHBA Vlora Citaku tha se nuk ka asnjë arsye për vazhdimin e punës së misionit të OKB-së pasi Kosova tashmë është shtet i pavarur dhe i kryen të gjitha detyrat e veta. ?Situata në Kosovë më 2019 është shumë më ndryshe në krahasim me atë kur erdhi UNMIK-u. Vendi ynë po bëhet më i integruar në bashkësinë ndërkombëtare. Ne nuk shohim arsye për vazhdimin e mandatit të UNMIK-ut, pasi Kosova e qeveris vetveten. Beogradi zyrtar vijon me retorikën e luftë nxitjes duke dëshmuar se nuk kërkon dialog. Ndërsa, sa i përket zbatimit të marrëveshjeve të arritura në Bruksel, është Beogradi zyrtar ai që po frikëson serbët lokalë të Kosovës, përmes arrestimit të tyre.?Amerika, Gjermania, Franca e Anglia, e po ashtu edhe shtetet tjera anëtare të Këshillit të Sigurimit, kanë kërkuar vazhdimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.