Thaçi, Kurtit: Dëgjo SHBA - BE - News, Lajme - Vizion Plus

  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Presidenti i Kosovës i ka kujtuar kryeministrit se Prishtina nuk është në pozitat për të kërkuar hakmarrje por duhet të shikojë drejt të ardhmes europiane dhe te ruaje maredheniet me shtetet e bashkuara. Mesazhin per albin Kurtin kreu I shtetit Hashim Thaci e dha gjate nje interviste oper bbc ne gjuhen serbe. HASHIM THAÇIPRESIDENT I KOSOVES?Nuk guxojmë të marrim vendime populiste, për të thënë se po e ndëshkojmë Serbinë, kurse në të vërtetë të largohemi nga Bashkimi Europian dhe SHBA. Kosova nuk mund të përparojë pa bashkëpunim me partnerët tanë. Është esenciale që të ketë koordinim të plotë mes Uashingtonit dhe Brukselit, por është e qartë se Uashingtoni është duke i çuar gjërat përpara më mirë dhe më fuqishëm. Zgjidhja e vetme ku të gjithë përfitojnë nuk është konfrontimi por arritja e marrëveshjes përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë.?Thaci e vuri theksin tek rendesia qe ka arritja e marrëveshjes mes Prishtinës dhe Beogradit gjate ketij viti ndersa tha s se liderët politikë nuk duhet të mbeten peng I te kaluarës. ?Qeveria dhe opozita duhet t?i harmonizojnë qëndrimet, duhet të shfaqemi të unifikuar para Serbisë ,pa dallime mes nesh. Nëse diçka ka për të ndodhur në negociata me Serbinë, do të ndodhë këtë vit. Nëse nuk ndodh gjatë këtij viti, kam frikë që do të humbim dekada të tëra. Viti përfundimtar i mandatit të parë të presidentit amerikan Donald Trump është koha më e mirë për marrëveshje në Ballkan. Nuk mendoj se mund ta fitojmë prapë vëmendjen e presidentit Trump, të SHBA-ve dhe ekipit të tij.?Kreu i shtetit nuk i kurseu kritikat ndaj zyrtarëve të Brukselit duke përsëritur se Kosova ndjehet e tradhëtuar dhe e dënuar për shkak të mungesës së unitetit mes anëtarëve të BE-së, pasi i ka përmbushur të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave, por ende, padrejtësisht mbetet e izoluar.

Recommended