Ndihma nga BE dhe ShBA, shumë vende solidarizohen me Shqipërinë - Lajme - Vizion Plus
  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV I gjitha faktori ndërkombëtar ka reaguar ne mbështetje te situatës se vështirë te krijuar si pasoje e tërmetit. Bashkimi Europian nëpërmjet një deklarate te përfaqësueses së lartë Federica Mogherini dhe Komisionerit Christos Stylianides shprehu gatishmërinë për te ndihmuar Shqipërinë.Bashkimi Europian: Bashkimi Europian është në solidaritet me Shqipërinë dhe është i gatshëm të ofrojë ndihmë, përfshirë edhe përmes Mekanizmit të Mbrojtjes Civile. Ne jemi në kontakt me autoritetet shqiptare për të parë se si mund të ndihmojmë sa më mirë në këtë moment të vështirë.Edhe Uashingtoni ka shprehur gatishmërinë për te ndihmuar Shqipërinë.Shtetet e Bashkuara te Amerikës: Shtetet e Bashkuara janë pranë miqve tanë në Shqipëri, ashtu si amerikanët dhe shqiptarët kanë qëndruar gjithnjë pranë njëri-tjetrit në kohë të vështira. Ne vijojmë të ndjekim situatën nga afër dhe jemi në gatishmëri për të ofruar mbështetjen tonë.Reagimi i pare ka ardhur nga Kosova e cila nisi skuadrat speciale te FSK drejt zonave te prekura për te ndihmuar ne nxjerrjen e njerëzve qe ndodhen ende nen rrënoja.Kryeministri i Italisë Conte dhe ai i Greqisë nisën avionët me skuadrat special, ndërkohë qe ministri i jashtëm i Greqisë ka njoftuar ne rrjetet sociale se pasdite do te vizitoje Tiranën për t?i ardhur ne ndihme Shqipërisë për këtë situate te vështirë.Kryeministri Rama ka bere me dije se presidenti i Francës Macron dhe ai turk Erdogan kane shprehur gatishmërinë për te ndihmuar Shqipërinë. nga ana tjetër Mali i zi ka dërguar ne Shqipëri një skuadër speciale si mbështetje për të dëmtuarit dhe po ashtu është nisur një tjetër skuadër mbështetëse nga Serbia.
Recommended