Thaçi-Vuçiç: Ndihmë për kufijtë - News, Lajme - Vizion Plus
  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Presidentët e Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiq të cilët u shprehën të hapur për një marrëveshje që prek kufijtë e dy vendeve. Gjatë punimeve të Forumit Europian Alpbach, ata diskutuan  rreth propozimit të tyre të fundit për një korrigjim kufitar si një zgjidhje e qëndrueshme.



Të dy presidentët kërkuan mbështetjen e ndërkombëtareve.



Hashim Thaçi: Është shume e rëndësishme qe BE-ja te mbështesë përpjekjet tona. Ne nuk jemi problematike, ne përpiqemi te bëjmë marrëveshje. Nëse diçka ndodh, ata do te na kritikojnë, nese ne negociojmë përsëri kritikohemi, asnjë nuk duhet te kete frike nga negociatat midis Kosovës dhe Serbisë dhe nga paqja. Ne kemi nevoje per mbështetjen e Bashkimit Europian dhe Shteteve te Bashkuara. Ne duhet te diskutojmë çdo perspektive, duke përfshire dhe korrigjimin e kufirit. BE dhe vendet e tjera nuk duhet te kenë frike nga marrëveshja Kosove - Serbi.



Presidenti serb theksoi se duhet një zgjidhje për të bashkëjetuar në të ardhmen.



Aleksandar Vuçiç: Ne kemi nevoje te jetojmë se bashku ne te ardhmen. Duhet te jemi te afte te arrijmë nje kompromis dhe nje zgjidhje. Pa Bashkimin Europian ne nuk do te jemi ne gjendja te arrijmë zgjidhje. E me pas askush nuk do te dije se ku janë kufijtë tanë. Gjysma e botes do te jete ne anën e tij, gjysma e botes do te jete ne anën time.



Ndërsa Komisioneri për zgjerimin Johannes Hahn u kërkoi të dy presidentëve që marrëveshja e arritur duhet të sjellë stabilitet dhe paqe në rajon.



Johannes Hahn: Qëllimi yne është stabiliteti ne rajon. Kjo ide nuk duhet te këtë ide të tjera shtese. Kjo zgjidhje duhet ti siguroje komunitetit ndërkombëtar qe kjo marrëveshje po kontribuon per stabilitetin,  paqen dhe prosperitetin.



President i Austrisë Alexander Van Der Bellen u shpreh se BE nuk ka kuptim pa integrimin e vendeve te Ballkanit Perëndimor.



Takimi i radhës mes dy presidentëve do të zhvillohet në datë 7 shtator në Bruksel me ndërmjetësimin e Përfaqësueses së lartë t BE Federica Mogherini. Ndërkohë edhe SHBA ka bërë të qartë se nuk do ta kundërshtojë një marrëveshje dypalëshe për korrigjimin territorial.
Recommended