Masakra e Reçakut | Meta dhe Thaçi i përgjigjen Vuçiç - News, Lajme - Vizion Plus
  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Reagimet e zyrtarëve serbë për mohimin e masakrës së Re?akut, kanë nxitur zemërim të madh jo vetëm në Kosovë por edhe në Shqipëri. Pas përplasjes së një dite më parë me presidentin serb Alexandër Vucic i cili e quajti ngjarjen e rëndë një trillim, kreu i shtetit të Kosovës ka deklaruar se nuk do të ketë asnjëherë paqe derisa trashëgimia e Milloshevicit të kujtohet me turp. Në një postim në tuitter, Hashim Thaci shkruan se politikat gjenocidale serbe nuk mund të mbrohen por duhet të denoncohen. Paqja, pajtimi, drejtësia nuk mund të ndërtohen bazuar në mohimin e krimeve.Presidenti Thaci sjell në vëmendje qëndrimin e kancelares gjermane, e cila vizitoi për herë të parë kampin e vdekjes në Aushvic. Të premten, Angela Merkel tha se ndiente turp të thellë përballë krimeve që u kryen nga Gjermania dhe se kujtimi i krimeve e pranimi i përgjegjësisë është një ?pjesë e pandashme? e identitetit kombëtar të vendit. Mohimi i Masakrës së Recakut nga zyrtarët e lartë të Serbisë ka sjell reagimin e ashpër edhe të Presidentit Ilir Meta.Kreu i shtetit shqiptar përmes zëdhënësit të tij shprehet se gjaku i Reçakut nuk bëhet ujë! Ish-zëdhënësat e xhelatit Millosheviç dhe regjimit të tij mizor që tronditi botën me krimet monstruoze nuk mund të guxojnë më të përbuzin dhe të fyejnë viktimat e pafajshme, me deklarata të papërgjegjshme reminishencash naziskine! - nënvizohet në reagim. Më herët edhe Presidenti I Kosovës, Thaci deklaroi se nuk mund të ketë paqe në Ballkan përsa kohe serbetg mohojnë krimet e Milloshevic.
Recommended