Masakra e Krushës, Thaçi: Nuk i harrojmë krimet e Serbisë - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kete te marte në Kosovë u kujtua 20 vjetori i masakrës në Krushë të Vogël ku u vranë nga forcat serbe 113 fëmijë, të rinj e pleq. Gjatë ceremonisë përkujtimore presidenti Hashim Thaçi premtoi se institucionet do të zbardhin fatin e të pagjeturve, por theksoi se në Serbi sot qeverisin po të njëjtët pushtetarë të cilët kanë qenë edhe përpara 20 viteve kur u krye masakra.Të jeni të sigurt se të gjitha institucionet do të jenë të angazhuara për të zbardhur fatin e të pagjeturve dhe t?i kthejnë në vendin ku kanë lindur. Por në të njëjtën kohë edhe ju e kuptoni se përsëri në përballje kemi po të njëjtit njerëz të shtetit që ishin pjesë e atij sistemi që kreu spastrim etnik dhe gjenocid në Kosovë, pra janë njerëz të instaluar në Beograd. Prandaj, asnjë nga ne nuk duhet të presim të mirë nga ta.Kreu i shtetit deklaroi se serbët të cilët kryen spastrimin etnik në Kosovë do të përballen me drejtësinë.Serbia ka kryer gjenocid dhe këtë e përjetoi popullata civile. Nuk do t?i harrojmë asnjëherë krimet e bëra nga Serbia dhe kryesit e këtyre do të japin përgjegjësi. ..Zëri juaj, lotët tuaj, dhimbja juaj flet më shumë se çdo fakt tjetër. Sot jemi në Krushë të Vogël që është simbol i mbijetesës dhe rilindjes së Kosovës së re. Liria dhe shteti i kanë themelet mbi gjakun e atyre që ranë mbi liri dhe pavarësi.20 vjet më parë dy fshatra Krushë e Madhe dhe e Vogël u gjendën nën rrethimin e forcave ushtarake, ndërsa nje pjese e trupave te viktimave nuk janë gjendur edhe sot.
Recommended