Dy presidentët Thaçi-Vuçiç përballen në OKB për dialogun - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë Aleksandar Vuçiç do të përballen në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ditën e hënë. Këshilli do të mbajë një mbledhje me kërkesën e Serbisë, pas formimit të ushtrisë në Kosovë.Presidenti serb Aleksander Vuçiç deklaroi se në OKB do të tregojë të vërtetën dhe se Serbia ka nevojë për paqe.Aleksandar Vuçiç: ?Unë do të shkoj atje dhe do të them të vërtetën. Unë do të tregoj se sa shumë jemi përpjekur dhe kemi luftuar për të arritur në një kompromis. Serbia ka nevojë për paqe dhe jo për të humbur më shumë. Ne kemi plotësuar të gjitha pikat e Marrëveshjes së Brukselit, kemi pranuar kompromise të rënda. Kompromisi është zgjidhja e vetme, por ne nuk jemi afër tij?.Ndërkohë presidenti Hashim Thaçi pasi përshëndeti miratimin e Rezolutës dhe Ekipit Negociator nga Kuvendit i Kosovës për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë deklaroi se bisedimet me Serbinë nuk do të jenë aspak të lehta.Hashim Thaçi: ?Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të përmbyllet me marrëveshje ligjërisht të detyrueshme ndërkombëtare, njohje reciproke si dy vende sovrane dhe anëtarësim të Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Nuk do të jetë e lehtë, por së bashku si spektër politik, institucional, shoqëri civile dhe me besim tek miqtë ndërkombëtarë, do t?ia dalim me sukses?.Ndërsa këshilltari për sigurinë i SHBA John Bolton bëri apel për një marrëveshje sa më të shpejtë mes dy vendeve.John Bolton: ?Si aleatë të NATO-s, ne diskutuam për interesat tona ekonomike dhe të sigurisë në Evropë si dhe nevojën që Kosova dhe Serbia të arrijnë një marrëveshje sa më shpejtë të jetë e mundur. Unë i vlerësova shumë qëndrimet e tij?.Përballja e dy presidentëve zhvillohet vetëm dy ditë pas transformimit me ligj të FSK-së në ushtri dhe një ditë pas miratimit në Kuvendin e Kosovës të rezolutës, për formimin e Ekipit Negociator për bisedime me Serbinë.

Recommended