Thaçi e Vuçiç përplasen për dialogun

  • 5 years ago
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka akuzuar presidentin serb Aleksandar Vuçiç për kushtëzim dhe pengim të vazhdimit të dialogut me Kosovën. Thaçi këto komente i bëri në një panel në kuadër të forumit ?GloboSec? në Bratisllavë, ku mori pjesë edhe Vuçiqi. I pari i Kosovës Thaçi tha se ende ka gjasa që marrëveshja të arrihet këtë vit, por vetëm nëse Serbia tërhiqet nga pengesat që i bën dialogut.

Recommended