Maqedonia e Veriut hap kufijtë vetëm për shqiptarët - News, Lajme - Vizion Plus
  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Maqedonia e Veriut do të qëndrojë e mbyllur për fqinjët edhe gjatë muajit gusht, por jo për vendin tonë. Komisioni për sëmundjet infektive ka marrë vendimin duke vlerësuar se situata epidemiologjike në rajon vijon të mbetet shqetësuese.Kreu i këtij Komisioni, Zharko Karaxhovski bëri të ditur se testi negativ jo më i vjetër se 72 orë do të jetë ?vizë hyrëse? në vend për Kosovën, Malin e Zi, Bosnje Hercegovinën dhe Serbinë.ZHARKO KARAXHOVSKIKRYETAR I KOMISIONIT PER SEMUNDJE INFEKTIVE?Nuk kemi ndërmend ta ndryshojmë masën sepse situata aktuale në këto vende është e ngjashme me tonën dhe nëse hapen plotësisht kufijtë do të kemi numër më të madh të të infektuarve. Gjithashtu është e qartë se ka numër të madh të të sëmurëve pothuajse në të gjitha vendet e rajonit.?Greqia dhe Bullgaria i kanë mbyllur kufijtë për Maqedoninë e Veriut, sipas rekomandimeve të zonës Shengen. Rrjedhimisht Shqipëria mbetet destinacioni i vetëm për qarkullim të lirë pa asnjë kushtëzim.Sektori i turizmit nuk e mirëpriti vendimin. Shoqata e Agjencive Turistike ka deklaruar se 300 agjenci turistike me 5 mijë punëtorë do të mbyllen pasi humbjet llogariten 100 %.Që nga fillimi i pandemisë, në Maqedoninë e Veriut kanë humbur jetën 476 pacientë ndërsa akutalisht janë më shumë se 4 mijë raste aktive me covid 19.
Recommended