Maqedonia e Veriut dhe Kosova gati te hapin kufijte | Lajme - News
  • 3 years ago
Hapja e kufijve ishte një ndër temat për të cilën biseduan në takimin e sotëm zëvendëskryeministri Artan Grubi dhe homologu i tij kosovar, Besnik Tahiri. Grubi njoftoi se si zgjidhje eventuale për çështjen e kufijve është modeli i lëvizjes mes Shqipërisë dhe Kosovës.

?Me Republikën e Kosovës duhet t?i liberalizojmë kufijtë që të mund të lëvizim dhe punojmë më lirshëm duke ndjekur shembullin si Kosova me Shqipërinë?.

Ndërkaq Zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Tahiri njoftoi se në këtë takim mes të tjerash është diskutuar për procesin e eurointegrimeve, çështjet ekonomike dhe situatën me pandeminë.

?Biseduam për procesin e integrimit evropian, kërkova ndihmë. Pika e dytë për të cilën biseduam ka të bëjë me rrugën Shkup-Bllacë, ne e kemi krye pjesën tonë, mendojmë se ky segment do të lidhë edhe më shumë dy vendet tona, përfshi edhe aspektin ekonomik. Tema e tretë ka të bëjë me temën e pandemisë. Duhet ta lehtësojmë komunikimin dhe udhëtimin e qytetarëve që ta kenë më lehtë?.

Zv/Kryeministri Grubi njoftoi se qeveritë e dy vendeve të Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës kanë formuar ekipe të përbashkëta, të cilët janë duke punuar për hapjen e kufijve dhe ditët në vijim do të dilet me zgjidhje konkrete.

Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended