Maqedonia e Veriut, nisin takimet për presidencialet - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Ndonëse në Maqedoninë e Veriut nuk ka nisur ende fushata presidenciale, tre kandidatët zyrtare kanë filluar shpalosjen e platformave dhe premtimet.Gordana Siljanovska nga partia opozitare VMRO-DPMNE premtoi se nëse zgjidhet ne krye të shtetit, ajo nuk do ta përdore asnjëherë emërtimin e ri kushtetues të vendit.Nuk mund ta pranojmë termin Maqedonia e veriut, as me zemër, as me mendje. Ne do të përdorim të gjithë mekanizmat ligjorë për të rivendosur emrin e origjinës, Maqedoni!Rivali i saj i mazhorances Stevo Pendarovski ka theksuar se po sulmohet nga opozita, madje ai dhe familja e tij po përndiqen 24 orë nga element të shërbimit sekret pranë VMRO.Ky është vetëm një sinjal, rreth asaj se si po ecën fushata për presidentin, por do të jetë edhe më e pistë. Mbetjet e regjimit nuk guxojnë të tolerohen, kjo është punë e institucioneve.Ndërsa Blerim Reka i propozuar nga dy parti opozitare shqiptare premtoi një shtet për të gjithë, pa asnjë dallim.Unë dalloj nga Pendarovski që thotë shoqëri për të gjithë. Unë dalloj dhe angazhohem për shtet për të gjithë. Maqedonia e veriut është e të gjithëve dhe shoqëri multietnike për nga demografia. Por as edhe në vitin 2019 nuk është shtet multietnik për nga forma. Prandaj kjo demografi dhe përmbajtje duhet të vishet në formë shtetërore.Reka ndërkohë akuzoi rivalen Gordana Siljanovska, se ajo është kundër Marrëveshjes së Ohrit dhe asaj të Prespës.
Recommended