Shqiptarët përcaktues në Maqedoninë e Veriut - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Maqedonia e Veriut zgjedh sot presidentin e gjashtë të vendit. Raundi i dytë zgjedhor ka vendosur përballë 2 kandidatët që arritën të marrin më shumë vota në raundin e parë. Stevo Pendarovskin, i mbështetur nga koalicioni qeveritar (LSDM, BDI, Alternativa dhe 28 parti tjera) dhe Gordana Siljanovska-Davkova e mbështetur nga partia opozitare VMRO-DPMNE.Rreth 1.8 milionë qytetarë kanë të drejtën e votës ndërsa pritshmëritë për pjesmarrje të larta në zgjedhje janë zbehur per shkak të rezultateve aspak pozitive nga raundi i parë ku morën pjesë në votime jo më shumë se 41 % e qytetarëve me të drejtë vote. Po njësoj flasin edhe shifrat e deritanishme të publikuara nga KSHZ, sipas të cilave deri në orën 13:00 vetëm 20% e qytetarëve të regjistruar kanë marrë pjesë në procesin e votimit.Në këtë raund të dytë zgjedhor mbetet vendimtare vota e shqiptarëve ndërsa është kusht që të paktën 40% e votuesve të regjistruar të votojnë. Në rast dështimi, kreu i Kuvendit ushtron përkohësisht kompetencat e presidentit deri në realizimin e zgjedhjeve të ardhshme.Një ditë më parë kaën votuar të burgosurit, të sëmurët dhe të moshuarit ndërsa sot po zhvillohet edhe raundi i dytë i zgjedhjeve të parakohshme lokale për kryetarë të komunave të Ohrit dhe Novo Selës.Zgjedhjet presidenciale do të monitorohen nga 3,381 vëzhgues vendas dhe rreth 520 vëzhgues të huaj, të akredituar nga KSHZ.KSHZ shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve brenda 24 orëve nga përfundimi I procesit.
Recommended