Shqiptarët duan Kryeministrin në Maqedoninë e Veriut/ Ali Ahmeti: E meritojmë - Vizion Plus

  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kanë mbetur edhe tre ditë përpara se Maqedonia e Veriut ti japë fund fushatës për zgjedhjet e pesta të parakohshme parlamentare.Në një periudhë aspak të zakontë për shkak të pandemisë, qytetarët janë të detyruar të zbatojnë protokollin e mbrojtjes nga sëmundja.Zgjedhjet e 15 korrikut do të monitorohen nga 2.000 vëzhgues vendorë dhe të huaj.Një nga ofertat që ka nxitur me shumë reagime është ajo e BDI-së me kryeministrin e parë shqiptar.Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti nga Zhelina ka deklaruar se shqiptarëve u takojnë 12 institucionet më të rëndësishme të shtetit. Ai ka shtuar se do të realizohet edhe ëndrra për kreun e parë shqiptar të ekzekutivit.ALI AHMETIKRYETAR I BDI?Idetë e mëdha nuk ka se si të mos jetësohen dhe mos të materializohen sepse edhe ne jemi të këtij vendi. Tapitë tona gjysh mbas gjyshi këtu na i kanë lënë, dhe çohen disa zëra të mekur, zëra që akoma më duken fëmijërorë, thonë s?mund të jetë kryeministër shqiptar. Kush janë këto zëra?.Ndërsa Kryetari i Alternativës Shqiptare, Ziadin Sela, idenë për kryeministër shqiptar e vlerëson si mbulesë për dështimet.ZIADIN SELAKRYETAR I ASH?Fatkeqësisht shqiptarët zgjodhën një koncept politik që ata të jenë kryeministra të tyre, ata nuk ishin në krye të detyrës dhe ata nuk kanë pse të dalin tani me oferta të rrejshme të cilat do të shërbenin vetëm si mbulesë e diskriminimit, vetëm si mbulesë e mungesës së perspektivës dhe zhvillimit ekonomik, vetëm si mbulesë e eksploatimit dhe shtypjes që i bëhet shqiptarit?.Në zgjedhjet për 120 vende në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, marrin pjesë 15 koalicione dhe parti politike me gjithsej 1.598 kandidatë.Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 15 korrikut vijnë pasi vitin e kaluar në muajin tetor nuk u arrit konsensus në Samitin e Bashkimit Europian për hapjen e negociatave për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut, që ishte një nga zotimet kryesore të qeverisë së udhëhequr nga kryeministri i atëhershëm, Zoran Zaev.

Recommended