Gjoba kush cënon gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Institucionet publike në Maqedoninë e Veriut të cilat nuk respektojnë përdorimin e gjuhës shqipe do të gjobiten deri në 5000 euro.Kështu parashikohet në projektligjin e miratuar nga Qeveria ne Shkup qw pwrfshin edhe themelimin e Inspektoratit për zbatimin e gjuhëve.Ky institiucion ka për qëllim të mbikëqyrë zbatimin e përdorimit të gjuhëve, kryesisht të asaj shqipe, duke garantuar barazi për të gjithë shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.Për të gjitha institucionet të cilat nuk do të respektojnë përdorimin e shqipes parashikohen gjoba që variojnë nga 4000 deri në 5000 euro për personat juridike dhe 30% e kësaj shume për drejtuesin e dikasterit.Gjithashtu, parashikohen gjobitje 300 deri ne 500 euro për të gjitha ato  institucione, të cilat qe nuk I japin akses inspektorëve ne materialet që duhet të kontrollojnw.Ndërsa gjoba deri ne 200 euro shkojnw për drejtuesit e atyre institucioneve.Ligji për përdorimin e shqipes si gjuhë zyrtare u miratua në parlament në janar të vitit 2018, duke e kthyer këtë votim në një moment historic.Në të gjitha organet e pushtetit qendror, institucionet qendrore, ndërmarrjet publike, agjencitë, drejtoritë, organizata, komisione, persona juridik që kryejnë aktivitete publike, përpos maqedonishtes  tashmw duhet të jetë dhe gjuha shqipe.
Recommended