Evitohen tubimet elektorale në Maqedoninë e Veriut, më 1 korrik hapet aeroporti - Vizion Plus

  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nga mesnata, në Maqedoninë e Veriut ka nisur fushata elektorale për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen më 15 korrik.Kryeministri teknik, Oliver Spasovski në një konferencë për shtyp i bëri thirrje të gjithë aktorëve politikë dhe qytetarëve, që edhe në kushtet e pandemisë të tregojnë përgjegjshmëri për një proces zgjedhor demokratik.OLIVER SPASOVSKIKRYEMINISTER I QEVERISE TEKNIKE?Për herë të parë organizojmë zgjedhje si vend anëtar i NATOS dhe si një vend që është kandidat në fazën e fundit për anëtarësimin në BE për të cilin përgatitet edhe korniza negociuese. Kjo është edhe detyrim e motivim i shtuar për të përmbushur organizimin dhe zbatimin e zgjedhjeve sipas te gjitha standarteve europiane.?Fushata do të zgjasë deri më 12 korrik dhe në garë janë 15 koalicione. Mitingjet dhe tubimet e mëdha do të shmangen, në përputhje me masat për mbrojtjen nga Kovid -19.Prezantimi i platformave politike do të jetë kryesisht online dhe përmes mediave. Takimet me qytetarët do të zhvillohen në vende të hapura me pjesmarrjen e jo më shumë se 50 personave.Ndërsa në ambientet e mbyllura do të lejohen 30 persona duke respektuar distancën dhe veshjen e maskave.Ndërkohë qeveria ka vendosur të hapë kufijtë nga kjo e premte, udhëtarëve nuk do t?iu kërkohet më testi i koronavirusit apo izolimi i detyruar. Ndërsa më 1 korrik do të hapet edhe aeroporti ndërkombëtar i Shkupit si dhe aeroporti ?Shën Apostol Pavle? në Ohër.

Recommended