Ora News - Arrestohet Henri Çili,dyshohet se ndërhyri për lirimin e vrasësve të efektivit të RENEA-s
  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Gazetari dhe botuesi i njohur Henri Çili, njëkohësisht dhe themelues i një Universiteti privat në Shqipëri është arrestuar nga policia me 6 akuza.

Burimet kanë bërë të ditur se ai dyshohet të ketë premtuar se do të ndikonte në Gjykatën e Lartë për të liruar dy vëllezërit Arbion dhe Alban Aliko, të dënuar si pjesë e grupit të zjarrit që vranë efektivin e RENEA-s, Ibrahim Basha, në operacionin e qershorit të vitit 2015 në Lazarat.

Mësohet se Çili është ndaluar pas përgjimeve të bëra ndaj kunatit të tij, ku rezulton se do të merrnin nga Adil Aliko, babi i dy të dënuave, një sipërfaqe toke dhe një shumë parash në këmbim të lirimit.

Deklaratën për arrestimin së bashku me kunatin e Çilit e ka bërë të ditur drejtori i Policisë Ardi Veliu.

Në fakt procesi ndaj vëllezërve Aliko është në Gjykatën e Lartë ku prej një viti i vetmi gjyqtar është Ardian Dvorani tashmë dhe relator i çështjes.

Çili është ndaluar në banesëne tij në Tiranë së bashku me shoferin dhe avokatin e tij Ilir Korbi.

Ndërsa kryeprokurori Çela e ka konsideruar arrestimin si një sukses të reformës në drejtësi.

Çela: Puna e prokurorisë, frytet e prokurorisë së pavarur, zbatimi i ligjit, reforma në drejtësi, këto janë rezultatet.

Hetimet për këtë ngjarje mësohet që kanë nisur në shtator të vitit 2019, ku mësohet se janë zhvilluar disa përgjime.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/shoqerohet-ne-polici-gazetari-henri-cili

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended