Prona dhe para' në këmbim të lirisë së Alikojve që vranë efektivin në Lazarat!Arrestohet Henri Çili
  • 4 years ago
TIRANE - Një aksion i gjerë i policisë, që mori shtysë nga përgjimet për të arrestuar disa të dyshuar për trafik kanabisi, ka çuar në pranga botuesin dhe pronarin e UET-së, Henri Çili dhe 27 persona të tjerë deri më tani. Sipas përgjimeve nga Prokuroria e Përmetit në 6 muaj hetime, ka rezultuar se Adil Aliko, komunikonte në telefon me Henri Çilin dhe pedagogun dhe juristin e UET-së, Ilir Korbi (i arrestuar), në përpjekje për t'i ndryshuar dënimin me burg dy djemve të tij, Arbion Aliko dënuar përjetë për vrasjen e efektivit të RENEA-s, Ibrahim Basha dhe Albanit dënuar me 17 vite e 6 muaj. Këto ndërhyrje tek gjyqtarë dyshohet se janë bërë në këmbim të një sipërfaqeje toke në Gjirokastër dhe një shumë parash, që Adil Aliko ia ka dhuruar Çilit për ndihmën ndaj djemve. Kontratat e dhurimit të tokave janë kryer tek noterja Shpresa Gjocaj në Tiranë, gjithashtu e arrestuar, me qëllim që Çili dhe pedagogu i tij Ilir Korbi, të nisnin punën për të zgjidhur çështjen në Gjykatën e Lartë. Henri Çili është vënë nën akuzë për veprat penale ?Mashtrimi?, ?Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm tek gjyqtari?, dhe ?Pastrim të produkteve të veprës penale?.
Recommended