Sekuestrohen 1.5 ton kanabis dhe arsenal armësh pranë shtratit të lumit Vjosa në Memaliaj

  • 6 years ago
Një sasi prej 1.5 ton kanabis është sekuestruar nga policia e Memaliajt. Operacioni i koduar ?Vjosa? ka gjetur një sasi prej 1.5 ton kanabis si edhe janë sekuestruar mbi 16 armë zjarri. Lënda narkotike është gjetur e mbyllur dhe e fshehur në dy furgona të bardhë me targa të falsifikuara në afërsi të shtratit të lumit Vjosa. Policia njofton se për shkak të hetimeve ende nuk bëhen të ditura detaje mbi poseduesit e lëndës narkotike.Njoftimi i plotë:

Memaliaj

Operacion Policor i koduar "Vjosa", sekuestrohet një arsenal armësh si dhe një sasi lënde narkotike

Në vijim të punës për kontrollin e territorit, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e kultivimit, trafikimit të lëndëve narkotike, si dhe të trafikimit të armëve të zjarrit, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, shërbimet e Policisë të Stacionit të Policisë Memaliaj në bashkëpunim me Specialistët e Seksionit për Narkotikët pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër kanë organizuar dhe zhvilluar operacionin e koduar "Vjosa".

Si rezultat, në afërsi të fshatit Leshnje, Bashkia Memaliaj, në një zonë mes shkurresh e pemësh, në afërsi të shtratit të lumit Vjosa janë konstatuar të fshehur dhe të mbyllur me celësa dy furgona të bardhë të markës 'Mercedes Benz' me targa të falsifikuara.

Recommended