Ora News - Sekuestrohen dy kg heroinë dhe 400 kg çokollatë kanabis në Berat

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një ngarkesë prej 441 kg lëndë narkotike Cannabis Sattiva e përpunuar në formën e Çokollatës si dhe 2 kg heroinë janë sekuestruar gjatë një operacioni të koduar "Kalaja" në qytetin e Beratit.

U shpall në kërkim shtetasi: L.B, 47 vjeç, banues në Berat.

"Në kuadër të operacionit u ushtrua kontroll në banesën e shtetasit L.B në lagjen "13 Shtatori" ku gjatë kontrollit u gjetën në banesë 441 kg lëndë narkotike Cannabis Sattiva e përpunuar në formën e Çokollatës , 2.5 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar Heroinë, një sasi e vogël lëndë narkotike e dyshuar Kokainë, një arkë me 35 granata ofensive dhe 40 difensive dhe peshore elektronike të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale" informoi sot policia e Beratit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale ?Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike? ?Mbajtja e armëve dhe municioneve ushtarake? parashikuar nga nenet 283/1, 278 të Kodit Penal.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/sekuestrohen-dy-kg-heroine-dhe-400-kg-cokollate-kanabis-ne-berat

Recommended