Operacioni “Agimi”/ Dy të arrestuar. Sekuestrohen kanabis, municion luftarak, 1 automjet, 4 celularë
  • 4 years ago
Policia e Fierit ka finalizuar një tjetër operacion antidrogë, pas një hetimi dymujor, duke sekuestruar rreth 5.1 kg kanabis, municion luftarak, 1 automjet, 4 aparate celularë dhe një sasi parash.

Gjatë operacionit ?Agimi?, policia ka vënë në pranga dy persona, që ushtronin këtë veprimtari kriminale.

Njoftimi

Policia ka finalizuar me sukses një tjetër operacion antidrogë, pas një hetimi dymujor.

Operacioni policor i koduar ?Agimi?, për goditjen e veprimtarisë kriminale të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve.

Sekuestrohen rreth 5.1 kg kanabis, municion luftarak, 1 automjet, 4 aparate celularë dhe një sasi parash.

Në pranga 2 shtetasit që ushtronin këtë veprimtari kriminale.

Në vijim të punës për parandalimin dhe ndëshkimin e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier, në bashkëpunim me Prokurorinë e Fierit, pas një hetimi dymujor, u finalizua me sukses operacioni policor i koduar ?Agimi?, gjatë të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

L. M., 30 vjeç, banues në Fier,

N. M., 31 vjeç, banues në Fier.

Si rezultat i operacionit, nga kontrolli i ushtruar në banesat e këtyre shtetasve, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 5.1 kg lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa, e paketuar, e gatshme për t?u hedhur në treg.

Gjithashtu, gjatë kontrollit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një krehër me 6 fishekë, 4 aparate celularë, 1 automjet dhe një sasi parash.

Materialet procedurale do t?i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprat penale ?Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike? e kryer në bashkëpunim dhe ?Mbajtja pa leje e municionit luftarak?.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Polica#TopChannel