Fier/ Sekuestrohen 865 gramë kanabis, arrestohen shitësi dhe procedohet penalisht blerësi

  • 4 years ago
Një tjetër operacion policor antidrogë është finalizuar me sukses në qytetin e Fierit.


Janë sekuestruar 865 gramë kanabis dhe është arrestuar në flagrancë poseduesi i lëndës narkotike si dhe procedohet penalisht blerësi.

Fier

Finalizohet operacioni antidrogë i koduar ?Paketimi?, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier.

Sekuestrohen 865 gramë kanabis, një pjesë e së cilës ishte bërë gati për shitje në 114 doza.

Arrestohet në flagrancë poseduesi i lëndës narkotike, procedohet penalisht shtetasi që dyshohet se do ta blinte.

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë në fushën e narkotikëve, specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, finalizuan operacionin antidrogë të koduar ?Paketimi?, gjatë të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

K. C., 41 vjeç, banues në Lushnjë.

Si rezultat i operacionit, në lagjen ?Kadri Qystri? Lushnjë, shërbimet e Policisë kapën në flagrancë shtetasin K. C., i cili do t?i shiste lëndën narkotike të bërë gati në doza, shtetasit T. Dh.

U procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi T. Dh., 53 vjeç, banues në Lushnjë, i cili dyshohet se do të blinte lëndën narkotike.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit K. C, u gjet dhe sekuestrua sasia e lëndës narkotike 865 gram cannabis sativa, një pjesë e së cilës ishte e ndarë në 114 doza, gati për shitje.

Gjithashtu u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një peshore elektronike që shërbente për të bërë gati në doza të vogla lëndën narkotike, një aparat celular dhe një sasi parash.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprat penale ?Prodhimi dhe shitja e narkotikëve? dhe ?Nxitja për përdorimin e drogës?.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Fier#Arrested#TopChannel