Top News - Në pranga 3 persona/ Fier, sekuestrohen 26 kg kanabis
  • 4 years ago
Sektori i antidroges ne policine e Fierit ka vene ne pranga 3 persona si dhe janë sekuestruar 26 kg kanabis sativa, fara kanabisi dhe llamba e aksesorë të tjerë që do përdoreshin për të kultivuar kanabis. Në bazë të informacioneve paraprake te siguruara ne rruge operative dhe ne kuadër të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike u organizia operacioni ne zonen e Zharrzes ne Fier ku ne pranga rane nje çift bashkeshortesh, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tyre u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 18 kg lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa dhe rreth 82 gr. fara cannabis sativa, ndërsa gjatë kontrollit në pronën e tyre, pranë banesës, u gjetën të kultivuara bimë cannabis sativa, të cilat u asgjësuan. Po gjatë këtij operacioni u arrestua në flagrancë edhe nje 35 vjeçar, banues në Vlosh, Roskovec pasi ne banesen e tij u gjet dhe sekuestrua 8 kg cannabis sativa. Gjithashtu, nga kontrolli në ambientet e brendshme të banesës është konstatuar një ambient i përshtatur me llamba dhe pajisje të tjera të cilat dyshohet se do të përdoreshin për të kultivuar bimë narkotike. Materialet i kaluan Prokurorisë së Fierit për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe "Kultivimi i bimëve narkotike" për cfitin e bashkëshorëteve dhe për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" në ngarkim të shtetasin 35 vjecar nga Roskoveci.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Fier#Arrested#TopChannel
Recommended