Report TV - Sekuestrohen 31 kg kanabis në Kukës dhe Fier, në pranga 5

  • 7 years ago
Policia e Shtetit ka sekuestruar mëngjesin e kësaj të hëne, në Kukës dhe Fier 31 kg kanabis sativa. Si posedues të kësaj lëndë kanë rënë në prangat e policisë 5 persona.

Përkatësisht të arrestuarit për lëndën narkotike në Kukës janë, Arbresh Kalia, 31 vjeç banues në fshatin Gurë, Dibër, Rexhep Likdeda, 39 vjeç, banues në Rrushkull, Durrës, Partizan Elezaj, 45 vjeç, banues në Zall-Reç, Dibër, K.E., 16 vjeç, banues në Zall-Reç, Dibër.

Këtyre personave iu është sekuestruar 23 kg kanabis sativa.

Ndërsa në Fier është kapur 8 kg kanabis. Në prangat e bluve të Fierit ka rënë një 40-vjeçar, i identifikuar nga policia si Alket Merka, banues në fshatin Mbrostar Ura, Fier.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" .

Recommended