RTV Ora - Sekuestrohen 1000 rrënjë kanabis gati për tu mbjellë, pranga tre të rinjve
  • 5 years ago
#rtvora
Policia e Bulqizës ka sekuestruar një mijë rrënjë kanabis. Finalizimi i operacionit policor "Ballenjë-2019" çoi në pranga 3 persona, pasi dyshohet se e kishin kultivuar kanabisin me kubikë dhe më pas e kishin çuar në një zonë të pyllëzuar për ta mbjellë.

Kanabisi do të mbillej në malin e Ballenjës në Martanesh. Tre të arrestuarit janë:

-A.Ll, 26 vjeç, banues në Mirditë.
-K.H, 25 vjeç, banues në Tiranë.
-O.K, 23 vjeç, banues në Tiranë.
Nga këqyrja e vendit të ngjarjes policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale

?Një armë zjarri automatik model 56, me 30 fishek

?1324 kubik(gota plastike), të mbjella të dyshuara me fara cannabis sativa

?Vegla pune, tuba plastike që do shërbenin për kultivimin në tokë të fidanëve që u gjetën në gotat plastike.
Materialet hetimore do ti referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprat penale "Kultivimi i bimëve narkotike", "Prodhim dhe shitja e narkotikëve", "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit" kryer në bashkëpunim.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/sekuestrohen-1000-rrenje-kanabis-gati-tu-mbjelle-pranga-tre-te-rinjve

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended