Ora News - Ju gjetën në shtëpi 2.5 kg heroinë e 441 kg kanabis, arrestohet pas 8 ditësh pronari

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një 47 vjeçar i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit "Kalaja" u arrestua nga policia e Beratit.

Në pranga përfundoi Landi Bixheku, i cili u shpall në kërkim pasi në banesën e tij në lagjen "13 Shtatori" të qytetit, u gjetën një sasi e madhe droge.

"Shpallja në kërkim dhe ndalimi i shtetasit të lartpërmendur u bë pasi në banesën e tij në lagjen "13 Shtatori" gjatë kontrollit u gjetën 441 kg lëndë narkotike Cannabis Sattiva e përpunuar në formën e Çokollatës, 2.5 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar Heroinë, një sasi e vogël lëndë narkotike e dyshuar Kokainë, një arkë me 35 granata ofensive dhe 40 difensive dhe peshore elektronike të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale", sqaron policia.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ju-gjeten-ne-shtepi-25-kg-heroine-e-441-kg-kanabis-arrestohet-pas-8-ditesh-pronari

Recommended