Kanabis çokollatë, heroinë dhe municione në banesë, arrestohet 47-vjeçari nga Berati

  • 6 years ago
I shpallur në kërkim 10 ditë më parë pasi gjatë një kontrolli në banesë nga policia iu gjetën kanabis, heroinë dhe municione luftarake, bie në prangat e policisë 47-vjeçari nga Berati. I arrestuari është Landi Bixheku banues në Berat.

Nga kontrollet e ushtruara nga policia në 18 shtator, në banesën e Bixhekut në lagjen "13 shtatori" u gjetën 441 kg lëndë narkotike Cannabis Sattiva e përpunuar në formën e Çokollatës, 2.5 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar Heroinë, një sasi e vogël lëndë narkotike e dyshuar Kokainë, një arkë me 35 granata ofensive dhe 40 difensive dhe peshore elektronike të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Policia ka publikuar edhe pamjet e arrestimit të 47-vjeçarit Landi Bixheku, i cili për 10 ditë me radhë qëndroi në arrati.

Njoftimi i Policisë:

Berat

Kapet dhe ndalohet poseduesi i 2.5 kg Heroinë dhe 441 kg Cannabis Sattiva.

Në vijim të operacionit "Kalaja" si dhe pas një pune intensive nga Seksioni Kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve u bë ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim:

Landi Bixheku, 47 vjeç, banues në Berat.

Shpallja në kërkim dhe ndalimi i shtetasit të lartpërmendur u bë pasi në banesën e tij në lagjen "13 Shtatori" gjatë kontrollit u gjetën 441 kg lëndë narkotike Cannabis Sattiva e përpunuar në formën e Çokollatës, 2.5 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar Heroinë, një sasi e vogël lëndë narkotike e dyshuar Kokainë, një arkë me 35 granata ofensive dhe 40 difensive dhe peshore elektronike të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale ?Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike?, ?Mbajtja e armëve dhe municioneve ushtarake?, parashikuar nga nenet 283/, 278 të Kodit Penal.

Recommended