Artan Hoxha: Prokuroria s’po jep zgjidhje, ende nuk dimë se i kujt është zëri në audiopërgjim

  • 6 years ago
Gazetari investigativ në Report Tv, Artan Hoxha, i ftuar te ?5 pyetjet nga Babaramo? shprehu rezerva për punën e Prokurorisë lidhur me çështjen ?Babale?. Hoxha tha se kur kanë kaluar më shumë se tre muaj, ende nuk dihet se i kujt është zëri që dëgjohet në audiopërgjim. Sipas tij, kjo është çështja më e lehtë për t?u hetuar, por Prokuroria nuk i ka dhënë zgjidhje.

Për videopërgjimin e Agron Xhafajt. Prokurorja po na krijon një problematikë, s'po na jep zgjidhje për audiopërgjimin e Agron Xhafajt. Kjo Prokurore që erdhi me aq pompozitet s'po na jep zgjidhje për ccështjen më të thjeshtë në hetim. Agron Xhafaj ka dhënë kampionin e zërit dhe ende ne nuk dime nëse është zëri I tij apo jo ai që dëgjohet në materialin e regjistruar. Edhe gazetari i kësaj çështje nuk është i bindur nëse ka qenë vërtetë Agron Xhafaj apo jo. Ai thotë se i ka dhënë përgjuesin Babales, por vetë nuk e ka parë.

Artan Hoxha, gazetar investigativ i Report Tv

Recommended