Lirimi i trafikantit të shumëkërkuar Naser Gashi, Prokuroria e Krimeve të Rënda nis hetimet

  • 5 years ago
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur hetimet ndaj drejtuesve të Policisë së Qarkut Kukës,lidhur me rastin e lirimit të çuditshëm të kosovarit të shpallur në kërkim për trafik droge Naser Gashi. Skandali u denoncua nga Shqiptarja.com dhe Report Tv tre ditë më parë (Lexo këtu). Hetimet kanë filluar pas një kallëzimi të depozituar në këtë prokurori nga zv/drejtori i hetimit në Kukës Shkëlqim Pepkolaj, i cili akuzonte zinxhirin komandues të drejtorisë së Policisë Kukës, se kishte kryer veprime të rënda për sa i përket trajtimit të rastit të arrestimit të të dënuarit me 7.4 vite burgim Naser Gashi. Policia arriti deri aty sa fshiu emrin e Naser Gashit nga cdo komunikatë (Lexo këtu).

Prokurori i çështjes Ened Nakuçi, ka urdhëruar drejtuesit e Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave pranë ministrisë së Brendshme për të kryer një sërë veprimesh me qëllim zbardhjen e rolit të secilit prej drejtuesve të policisë së Kukësit në një skandal të tillë, ku i shumëkërkuari Gashi është lënë i lirë. Për këtë rast të paprecedentë aktualisht ka nisur një hetim nga Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave në ministri, ku në fokusin e verifikimeve janë vënë Drejtori i Qarkut Kukës Zef Laska, Shefi i komisariatit Kukës Agim Basha, Alfred Mazreku, shef seksioni i hetimit pranë komisariatit të Kukësit dhe Shkëlqim Kola, me detyrë shef i sallës së komandimit dhe Drejtimit në Kukës.

Recommended