KLP cakton Altin Dumanin si kreun e ri të përkohshëm të Prokurorisë së Apelit të Krimeve të Rënda
  • 5 years ago
Në mbledhjen e sotme të Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka caktuar drejtues të Përkohshëm të Prokurorisë së Apelit të Krimeve të Rënda, Altin Dumani.

Ndërkohë në këtë mbledhje, e cila u zhvillua me 10 anëtarë për shkak se mungonte Prokurori Besnik Cani, u miratua me vota unanime në mënyrë të përkohshme prokurori Isa Jata në pozicionin e Prokurorit të Prokurorinë e Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda.

Gjithashtu, në Prokurorinë e Gjykatës së Shkallës së Parë në Gjirokastrës, u emërua Julian Cafka, e ndërsa në atë të Krimeve të Rënda në Korçë u emërua Rozeta Qirjaqi.
Recommended