Vettingu, drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda Donika Prela përballë KPK

  • 5 years ago
TIRANE-Drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda Donika Prela ka dalë sot para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit në seancë dëgjimore. Prela është e pranishme në seancë pa avokat, ndërsa do të vlerësohet nga trupa gjykuese e drejtuar nga Roland Ilia, Olsi Komici dhe Valbona Sanxhaktari. Analiza do të bëhet për pasurinë, figurën dhe aftësinë profesionale. Donika Prela pas përfundimit të studimeve për drejtësi në vitet 1995-1999 si dhe Shkollës së Magjistraturës në 1999-2002 ka punuar si prokurore në Durrës për 15 vite, ndërsa në maj të vitit të kaluar u komandua në krye të Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Recommended