RTV Ora - Konfirmohet në detyrë gjyqtarja e Apelit të Krimeve të Rënda
  • 5 years ago
#rtvora
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e ka nisur punën këtë të premte me konfirmimin në detyre të një prej gjyqtarëve të Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, Albana Boksi.

?Konfirmimi në detyrë i subjektit të rivlerësimit, Albana Boksi me funksion gjytare pranë Gjykatës së apelit të Krimeve të Rënda.?

Por pas këtij vendimi i dyti në radhë ishte drejtuesi i Prokuroisë së Sarandës, Edison Ademi. Por kryprokurori i qytetit jugor duket se do ta ketë të vështirë qëndrimi në sistem.

Shkelja e etikës dhe shoqërimi me persona që kanë qenë duke u hetuar për armëmbajtje e trafik droge rrezikojnë të penalizojnë Ademin.

Sipas rezultateve të vettingut, rezultoi se kishte folur në telefon me shtetasin E.M që e kishte hetuar për armëmbajtje, si dhe kishte udhëtuar drejt Kosovës në 2014 me automjetin e një të hetuari për trafik droge.

Po ashtu vettingu i kishte gjetur Ademit edhe probleme me pasurinë, paçka se sipas raportit të ILDKPI-s ai kishte burime për ti justifikuar, por i kishte fshehur dhe kishte bërë deklarime të pasakta ndër vite.

Vetë Ademi ka akuzuar ILDKPI ?në se kishte shkelur ligjin dhe kishte cënuar sigurinë e tij duke publikuar deklaratat e tij në media.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/konfirmohet-ne-detyre-gjyqtarja-e-apelit-te-krimeve-te-renda

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended