Grupi ‘Bajri’ del para Krimeve të Rënda, gjyqtarja: Seanca me dyer të mbyllura, ka sekrete hetimore

  • 6 years ago
TIRANE-Në orën 15:00 ka nisur seanca për masën e sigurisë për grupin Bajri te Krimet e Rënda. Seanca ishte planifikuar në orën 10:00, por për shkak të angazhimeve të gjyqtares në gjyqe të tjera u caktua ora 14.00, por u shty për në orën 15:00 për shkak të mbërritjes me vonesë nga Shkodra të Safet Bajrit, që ishte në një tjetër seancë për dënimin në Belgjikë.

Gjyqtarja Ilirjana Olldashi mbylli dyert për mediat, pasi sipas saj ka akte që përbëjnë sekret hetimor dhe për këtë arsye prokuroria ka kërkuar që seanca të zhvillohet pa praninë e kamerave. Sot kanë dalë para gjykatës 6 nga 11 të arrestuarit, ndërsa seanca zhvillohet nën masa të forta sigurie.

Ndërkohë që për Safet Bajrin është zhvilluar edhe një seancë gjyqësore në Shkodër, pasi u njoh me akuzat e shtetit belg për të cilat gjykata vendosi të japë masën "arrest me burg". Shqiptari është i dënuar në Belgjikë me 22 vite burg në mungesë për përfshirje në organizata kriminale, shfrytëzim prostitucioni dhe disa vepra të tjera penale.

Sot para gjykatës;
Safet Rustemi (Bajri), i arrestuar në Tiranë;
Armir Grimaj, arrestuar në Shkodër;
Fabiol Rexhepi, i arrestuar në Shkodër;
Astmer Bilali, i arrestuar në ndërhyrjen e datës 6 shtator në Shkodër;
Ilir Rustemi, i arrestuar në ndërhyrjen e datës 6 shtator në Shkodër;
Emrah Plaku, i arrestuar në ndërhyrjen e datës 6 shtator në Shkodër;

Nga grupi janë arrestuar 11 persona, nga të cilët 9 në Shqipëri dhe 2 në Holandë. Nga 9 të arrestuarit në Tiranë dhe në Shkodër, 3 janë arrestuar në datë 6 shtator, ndërsa 6 para 3 ditësh. Në kërkim janë Enver Bajri dhe një tjetër person. Safet Rustemi (Bajri) është emri më i njohur i grupit të Bajrajve, pasi është dënuar në Belgjikë me 22 vite burg dhe i lakuar shumë nga opozita si i lidhur me segmente të shumicës.

Grupi Bajri-Të arrestuar nga dy operacionet
1. Behar Brajoviq (Bajri) arrestuar në Roterdam, Holandë;
2. Samet Halluni, i arrestuar në Roterdam, Holandë;
3. Ilir Rustemi, i arrestuar në ndërhyrjen e datës 6 shtator në Shkodër;
4. Emrah Plaku, i arrestuar në ndërhyrjen e datës 6 shtator në Shkodër;
5. Astmer Bilali, i arrestuar në ndërhyrjen e datës 6 shtator në Shkodër;
6. Armir Grimaj, arrestuar në Shkodër;
7. Safet Rustemi (Bajri), i arrestuar në Tiranë;
8. Fabiol Rexhepi, i arrestuar në Shkodër;
9. Ismet Idrizi, i arrestuar në Shkodër;
10. Denis Brajoviq, i arrestuar në Tiranë;
11. Klaudio Hoxhalliu, i arrestuar në Tiranë.

Në kërkim:
Enver Bajri 45 vjeç dhe N.H., 34 vjeç

Recommended