Klement Balili nesër para Krimeve të Rënda/ Zbulohet gjyqtarja që do shqyrtojë çështjen
  • 5 years ago
TIRANE-Pas dorëzimit ditën e djeshme në polici, Klement Balili do të dalë nesër në orën 14:00 para gjykatës së Krimeve të Rënda, pasi do të verifikohen veprimet hetimore të prokurorit dhe kushtet e ndalimit. Report Tv mëson se gjyqtarja Miliana Muça është relatorja e çështjes kundër Balilit te Gjykata e Krimeve të Rënda. Gjykata pritet që të vendosë masën burg pa afat për ??Escobarin e Ballkanit?, i cili shumë shpejt pritet që të përballet me akuzat, pasi dosja është dërguar në gjykatën e Krimeve të Rënda për gjykim.

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka ngritur katër akuza për Balilin. Ai do përballet në gjykatë me akuzën e Trafikimit të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim në formën e Grupit të strukturuar kriminal, ?Pjesëmarrje në Grupin e Strukturuar Kriminal?, ?Refuzim për deklarimin e pasurisë? pranë ILDKPI dhe ?Pastrim i Produkteve të Veprës penale? (lexo këtu).

Në nëntor 2017 pranë Gjykatës për Krimet e Rënda në Tiranë prokuroria, çoi vendosjen e sekuestros për një numër të madh pronash të anëtarëve të ndryshëm të familjes Balili, gjithsej 39 objekte, ku përfshihen toka, apartamente si dhe hoteli ?Santa Quaranta? në Sarandë, i cili u inaugurua në prani të disa zyrtarëve të lartë të maxhorancës qeverisëse në gusht 2015. Klement Balili u dorëzua dje në mëngjes në polici pas mbi dy vitesh në arrati (lexo ketu). Pas prangosjes, ai është sjellë në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, ndërsa Report Tv siguroi pamjet ekskluzive të momenteve para dhe gjatë dorëzimit të Balilit
Recommended