Sonte në 20:30 në ‘Repolitix’ në Report TV intervista ekskluzive me Klement Balili

  • 5 years ago
Mbrëmjen e sotme në orën 20:30 do të transmetohet në emisionin ?Repolitix? në Report Tv intervista e plotë ekskluzive e Klement Balilit dhënë për gazetarin Artan Hoxha. Gazetari investigativ i Report Tv Artan Hoxha ka intervistuar njeriun më të kërkuar nga drejtësia shqiptare një ditë para se ai të dorëzohej.

Ku ka qëndruar Klemnet Balili gjatë arratisë në dy vitet e fundit dhe pse vendosi të dorëzohej tani? Pse Klement Balili konsiderohej si njeriu më i rrezikshëm nga policia shqiptare dhe agjencitë ndërkombëtare për trafikun e drogës dhe cilat janë veprat penale që ai akuzohet?

Cilat kanë qenë lidhjet e tij me politikanët shqiptarë dhe a do të bashkëpunojë Klement Balili me drejtësinë? Për të gjitha këto tema ndiqni sonte në Repolitix intervistën ekskluzive të ?Eskobarit të Ballkanit? dhënë në ditën e fundit të arratisë së tij ...

Ai u dorëzua dje në mëngjes në polici pas mbi dy vitesh në arrati. Klement Balili do të dalë nesër para gjykatës së Krimeve të Rënda për verifikimin e masës së sigurisë. Prokuroria e Krimeve të Rënda ka ngritur katër akuza për Balilin.

Recommended