Balili në pranga pas dy vitesh në arrati, Report Tv pamje ekskluzive para dorëzimit
  • 5 years ago
Zyrtarisht i shumëkërkuari Klement Balili është në prangat e Policisë së Shtetit. Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj përmes një deklarate për mediat njoftoi se ?Escobari i Ballkanit? i akuzuar për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike është dorëzuar. ?Peshku i madh? apo ?Magjistari? sikur është cilësuar nga ish-ambasadori i SHBA në Tiranë, Donald Lu vendosi që pas dy vitesh në arrati të përballet me drejtësinë.

Ai është dorëzuar në afërsi të Finiqit rreth orës 09:00 të mëngjesit të sotëm pas negociatave të nipit të tij Rigels Balili (kryetar i bashkisë së Delvinës) me policinë. Klement Balili ka vendosur tre kushte për dorëzimin; mos ekstradimin në Greqi, proces të drejtë dhe kushte të mira në qeli. Report Tv siguron pamjet ekskluzive të momentit kur Balili del nga banesa i shoqëruar nga familjarët dhe dorëzohet në polici mëngjesin e sotëm. Në pamjet e siguruara nga Report Tv duket baroni i drogës duke u përqafuar dhe përshëndetur me familjarët dhe të afërmit e tij.

Sipas burimeve të Report Tv, makina tip ?Benz? me targa AA 247 TC ku Balili udhëtoi për herë të fundit në liri për t?u dorëzuar në policinë e shtetit i përket një kompanie ndërtimi në Sarandë. Më pas Balili u shoqërua në drejtim të Tiranës nga eskorta e Policisë së Shtetit ku i pranishëm ishte edhe drejtori Ardi Veliu. Report Tv siguron edhe pamjet kur ai u shoqërua nga eskorta në masa të forta sigurie drejt kryeqytetit, ndërsa tani ndodhet në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.
Recommended