Report TV - Skeda/Ja kush është Klement Balili

  • 8 years ago
Klement Balili 46-vjeçari që akuzohet nga Partia Demokratike si kreu i një grupi kriminal që merret me trafik ndërkombëtar të lëndë narkotike prej 2 vitesh është Drejtor i Drejtorisë së Transporteve në qytetin e Sarandës.

Mediat greke pohojnë se sasia prej 700 kilogram Cannabis Sativa që u sekuestrua pak ditë më parë në vendin helen i përket një biznesmeni të suksesshëm shqiptar

Partia Demokratike pretendon se është fjala pikërisht për Klement Balilin.

Ky i fundit një biznesmen i njohur në këtë qytet, teksa së fundmi është edhe pronar I kompleksit turistik ?Santa Quaranta?

Ky kompleks është ndër më luksozët dhe më modernët në bregdetin e Sarandës dhe më gjerë.

Kompleksit turistik është inauguruar vetëm pak kohë më parë
efekte

Balili ndërkohë është edhe pronar i hotel Olivias në bregdetin e Butrintit, një ndër hotelet më të njohura të zonës.

Së bashku me vëllezërit e tij Klement Balili është pronar i shoqërisë së sigurisë private ?Balili shpk?, e cila operon në qarkun e Vlorës.


Prej dy vitesh Klement Balili është emëruar drejtor i transportit në qytetin bregdetar te Vlorës.

2 vite më parë sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike Arben Ristani në një dalje për mediat akuzoi Klement Balilin si një person i përfshirë në trafikun e drogës.

Në 2006 Klement Balili u arrestuar nga policia e Shtetit në kuadër të një aksioni antidrogë që u finalizua me prangosjen e disa personave mes të cilëve edhe zyrtarë shtetëror.

Recommended