Ora News – E bujshme/ Në pranga Klement Balili, i ashtuquajturi "Eskobari i Ballkanit"
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Pas më shumë se dy vite, në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar për trafik droge, Klement Balili, është i prangosur

Plot 15 operacioni kanë dështuar për arrestimin e të cilësuarit nga mediat greke si ?Eksobari i Ballkanit?.

"Nga sot drejtësia shqiptare merr në duart e saj një prej personave më të kërkuar të saj dhe jo vetëm" deklaroi ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj në një konferencë për median mesditën e sotme nga ministria e Brendshme.

Ndërkohë mëngjesin e së martës, 15 janar, Klement Balili u vetëdorëzua në polici pas negociatave ku u përfshinë avokati i tij Theodhori Sollaku, drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu si dhe nipi i tij, i cili mban dhe postin e kryetarit të bashkisë Delvinë, Rigels Balili.

Vetë kreu i policisë Ardi Veliu shkoi në Delvinë për të ekzekutuar masën e sigurisë 'arrest me burg" dhënë nga gjykata. Ndërkohë në mesditë Balili u transferua në Tiranë i shoqëruar nga drejtues të lartë të policisë së shtetit dhe eskortë me policë civilë.

Fillimisht u bë ndalesë tek Komisariati nr 6, Tiranë, ku qëndroi për 30 minuta më pas u vendos në ambientet e drejtorisë së policisë së Tiranës.

Avokati Theodhori Sollaku tha se zgjodhi momentin kur nga Greqia mberriti letërporosia.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/berisha-dorezohet-klemend-balili-prokuroria-ora-news-nuk-kemi-dijeni
Recommended