Krimet e Rënda e konfirmojnë, vetëdorëzohet Klement Balili - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Pas më shumë se dy vitesh i shpallur në kërkim ndërkombëtar, vetëdorëzohet në polici Klemend Balili, i cilësuar si ?Eksobari i Ballkanit?.I shoqëruar nga avokati edhe nga një miku i tij, mëngjesin e kësaj të marte Balili u dorëzua në policinë e Delvinës.Pasi ka komunikuar me zyrtarë të lartë të policisë, drejt Delvinës u nis edhe drejtori i përgjithshëm Ardi Veliu.E vetëm pak më vonë, nën masa të rrepta sigurie dhe nga vetë drejtori Ard Veliu, Balili u transportua në kryeqytet. Fillimisht, Balili u dërgua në ambientet e komisariatit numër 6 e më pas në drejtorinë e policisë Tiranë.I kontaktuar nga Vizion Plus, drejtori i policisë Ardi Veliu tha se për 6 muaj me rradhë, policia ka qenë në komunikim të vazhdueshëm me familjarë të Balilit, për vetëdorëzimin e këtij të fundit.Sipas Veliut, kusht për dorëzim ka qenë kryerja e një hetimi të rregullt ligjor, si dhe mbajtja e tij në një ambient të sigurt.Mësohet se përgjatë këtyre dy viteve, ai qëndronte i fshehur në rrethinat e Delvinës, duke mos u larguar nga Shqipëria.
Recommended