Në Gjykatën e Krimeve të Rënda u dha masa e sigurisë për 6 nga 11 të arrestuarit e grupit Bajri

  • 6 years ago
TIRANE-Në orën 15:00 nisi sot seanca për dhënien e masës së sigurisë për grupin Bajri te Krimet e Rënda. Seanca ishte planifikuar në orën 10:00, por për shkak të angazhimeve të gjyqtares në gjyqe të tjera u caktua ora 14.00, por u shty për në orën 15:00 për shkak të mbërritjes me vonesë nga Shkodra të Safet Bajrit, që ishte në një tjetër seancë për dënimin në Belgjikë.

Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta raporton se Gjyqtarja Ilirjana Olldashi mbylli dyert për mediat, pasi sipas saj ka akte që përbëjnë sekret hetimor dhe për këtë arsye prokuroria ka kërkuar që seanca të zhvillohet pa praninë e kamerave. Sot kanë dalë para gjykatës 6 nga 11 të arrestuarit, ndërsa seanca zhvillohet nën masa të forta sigurie.

Konkretisht u vendos:

Arrest me burg për Safet Bajrin,

Arrest me burg për Emrah Plakun,

Arrest me burg për Ilir Bajrin

Arrest me burg për Armir Grimën,

Arrest me burg për Astmer Bilalin

Arrest me burg për Fabjol Rexhepi

Avokati i Safet Bajrit është shprehur para mediave, se pavarësisht se u ofrua garanci në para, gjykata vendos masën e arrestit. Për Bajrin tha avokati, nuk ka akuzë tjetër përveç implikimit në gara sportive

Recommended