RTV Ora - "Dosja 339", Vangjush Dako thirret në Prokurorinë e Krimeve të Rënda
  • 5 years ago
#rtvora
Në kulmin e debatit politik dhe kur prej kohësh opozita ka hedhur akuzat ndaj kryetarit të bashkisë së Durrësit Vangjush Dako, ky i fundit është thirrur nga Prokuroria për Krime të Rënda.

Mësohet se Dako është pyetur të enjten nga prokurorët Vladimir Mara dhe Dritan Premçi në lidhje me atë që quhet ?Dosja 339?, me përgjimet për dyshime për shitblerjen e votës në zgjedhjet e qershorit të vitit 2017.

Dako është akuzuar nga opozita se ka blerë votat në Durrës në bashkëpunim me bandën Avdylaj. Madje PD i është referuar përgjimeve të dosjes 339, ku ai bisedonte me të ashtuquajturin Niçja. Për këto përgjime më herët Dako është shprehur se ai ka biseduar si me çdo zgjedhës dhe se nuk bëhet fjalë për blerje apo shitje të votave.

Burimet kanë bërë të ditur se Dako është paraqitur pranë institucionit të akuzës pas mesditës ku ka qëndruar për disa orë si person që ka dijeni.

Po të shtunën Gjykata për Krimet e Rënda refuzoi kërkesën për lirim nga qelia të Altin Avdylit, i njohur si Niçja, i arrestuar si pjesë e grupit të Shijakut të akuzuar për trafik lëndësh narkotike nga Shqipëria në drejtim të Gjermanisë. Në seancë Avdyli kërkoi zbutje te masës, duke pretenduar mungesë të provave në lidhje me akuzat ndaj tij.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/vangjush-dako-thirret-ne-prokurorine-e-krimeve-te-renda
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended