'Dosja 339', Duka: Vangjush Dako është emblemë e blerjes së votave, e ka vendin prapa hekurave

  • 5 years ago
TIRANË- Deputetja e PD-së, Valentina Duka në një deklaratë për shtyp ka vijuar vazhdën e akuzave ndaj kreut të Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dakos.

Në deklaratën e saj, Duka shprehet se Vangjush Dako është fshehur nga opinion publik me shpresën se krimi i tij elektoral do të harrohej por sipas saj as heshtja dhe as pazaret e tij nuk mund të prishin provat e krimit të tij.

Më tej, deputetja e Korçës shprehet se përgjimet në dosjen 339 nxjerrin zbuluar bashkëpunimin e Vangjush Dakos me bandën e Avdylajve për të vjedhur votat në Qarkun e Durrësit.

Vangjush Dako është emblema e kësaj qeverie të dalë nga votat e blera të shqiptarëve të varfër, prandaj ai e ka vendin prapa hekurave si shembulli i parë i ndëshkimit të krimit elektoral. Pa ndëshkimin e modelit që blen vota dhe kërcënon zgjedhësit, duke instaluar një pushtet ilegjitim kundër interesit të qytetarëve, në Shqipëri nuk ka për të patur as stabilitet, as normalitet demokratik.

Valentina Duka, deputete e PS-së

Recommended