Ora News - Rama paralajmëron një tjetër operacion: Të 'fortët' prapa hekurave

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi se gjatë ditës së nesërme, publiku do të njihet me një tjetër operacion të suksesshëm ndaj kriminalitetit, pa dhënë detaje të mëtejshme. Kryeministri shtoi se do të marrë fund historia të fortëve.

Rama: Nesër besoj publiku do të njihet me rezultatin e një tjetër operacioni që është në vijim dhe do të vazhdojë intensivisht deri kur i forti i fundit i këtij vendi ta kuptojë se nuk ka të fortë kur del nga shtëpia.

Kur del nga shtëpia, i fortë është komuniteti, nuk është asnjë person që i bën karshillëk komunitetit.

Nuk ka për të qenë problemi i komunitetit apo i shtetit kur të fortët dalin nga shtëpia, por ka për të qenë problemi i të fortëve kur të hapin derën e shtëpisë dhe kur të kalojnë pragun, që ne do t'i detyrojmë që o të vihen në resht dhe të respektojnë ligjin e këdo qoftë, qoftë grua, i moshuar, ose vajzë, ose ka vetëm një vend për ta, aty ku shkuan sot ata që janë aty brenda dhe ku do të shkojnë të gjithë ata që nuk duan të rrinë brenda kornizave të ligjit.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/rama-paralajmeron-nje-tjeter-operacion-te-fortet-prapa-hekurave

Recommended