Ora News - Rama paralajmëron nisjen e një tjetër aksioni ndaj bizneseve me dy bilance

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama paralajmëroi nisjen e një tjetër aksioni ndaj informaliteti, atë të kontrollit të bizneseve me dy bilance. në takimin me përfaqësuesit e bankave që operojnë në Shqipëri, ai theksoi rritjen ekonomike e cila pasqyrohet në uljen e nivelit të kredive të këqija, por dhe me fitimin e lartë të bankave.

Rama: Historia e dy bilance që kur vinte banka, kompanitë tregojnë se sa shumë kanë dhe kur vinte shteti, kompanitë tregojnë se sa keq janë, do të marrë fund nga janari i vitit 2018.

Por jashtë vëmendjes së Ramës nuk ka mbetur as deklarata e kryetarit të PD-së për Buxhetin.

Rama: Kam dëgjuar diçka që imagjinata që nuk më mungon, nuk ma kishte thënë kurrë që mund ta dëgjoja në të gjallë; dëgjoja që projektbuxheti 2018, duhet të administrohet nga strukturat ligjzbatuese FBI, DEA e ku ta di unë çfarë, si një projekt i cili është dokument që dëshmon se buxheti dhe përmes sistemit bankar, programi ynë 1 miliardë për rindërtim është në duart e krimit. Ju këtu jeni në duart e krimit. Është të qeshësh është edhe të qash.

Për më shumë lexoni në: http://ora.cingerr.com/article/rama-paralajmeron-nisjen-e-nje-tjeter-aksioni-ndaj-bizneseve-me-dy-bilance

Recommended