Digjet një makinë në Delvinë, shpëtohet një person, dyshohet për një tjetër brenda
  • 5 years ago
DELVINE-Një makinë është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në fshatin Vllahat, ndërsa një person është shpëtuar dhe është dërguar në spital në gjendje të rëndë, por dyshohet se brenda në automjet ndodhet edhe një tjetër person.

Policia dhe zjarrfikësja ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për të shuar flakët dhe për të verifikuar dyshimet nëse brenda makinës ndodhet një tjetër person
Recommended