Report TV - Digjet një 'Benz' në Krujë, dyshohet i autorëve të plagosjes së Martinit
  • 5 years ago
LAÇ-Plagoset me armë zjarri djali i xhaxhait të Ervis Martinit. Edon Martini 19-vjeç nga Fushë Kuqja e Kurbinit u qëllua me armë pasditen e sotme në hyrje të qytetit në rrugën kryesore në lagjen nr.1. Ai u transportua në spitalin rajonal ku iu dha ndihma e parë dhe më pas në Tiranë te Trauma për ndërhyrje të specializuar, pasi ka marrë disa plagë dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Policia deklaron se plagosja ka ndodhur në rrethana të paqarta, ndërsa ka nisur hetimet dhe janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit. Por kush është Ervis Martini? Ai është pronar i disa bizneseve në Tiranë dhe i akuzuar si i dyshuar në përplasjen me armë zjarri në zonën e ish-bllokut në Tiranë në tetor të vitit të kaluar ku mbeti një i vdekur.Gjendet një makinë e djegur në fshatin Borizanë të Krujës. Report Tv siguron pamjet e makinës tip 'Benz' në flakë, ndërsa dyshohet se është e autorëve që plagosën Edon Martinin në Laç.
Recommended