Report Tv-Tiranë, digjet një banesë, nxirret e moshuara, dyshohet se vendosi zjarrin qëllimisht
  • 6 years ago
IRANE-Një banesë private është përfshirë nga flakët mesditën e sotme pranë tregut "Çam". Ngjarja ka ndodhur në rrugën ?Hajdar Hidri? ndërsa e gjithë zona është mbuluar nga retë e tymit.

Nga të dhënat e para mësohet se zjarri ka rënë në kuzhinë, ndërsa brenda shtëpisë ishte një e moshuar, e cila, sipas njoftimit të policisë është nxjerrë me shpejtësi duke mos pësuar lëndime.Ngjarja ka shkaktuar panik te qytetarët, ndërsa flakët janë vendosur në kontroll nga zjarrfikësja duke parandaluar përhapjen në banesat e tjera, ndërkohë që pritet që hetimet të përcaktojnë shkaqet.

Banesa një katëshe është shkrumbuar plotësisht, ndërsa nuk përjashtohet edhe pista e zjarrvënies së qëllimshme nga vete e moshuara. Megjithatë do të jenë hetimet që do të përcaktojnë gjithçka.

OSHEE ka stakuar energjinë elektrike për cështje sigurie deri në shuarjen plotësisht të zjarrit.
Recommended